LAJMI I FUNDIT:

Grupi bankar Piraeus, 284 milionë euro fitim për 6 muaj

Grupi bankar Piraeus, 284 milionë euro fitim për 6 muaj

Fitimi neto i Piraeus Bank Group në 6-mujorin e parë të 2008 rezultoi 284 milionë euro, ndërkohë që totali i aseteve të Grupit është 51.5 miliardë euro.

Grupi bankar grek Piraeues në të cilin përfshihet edhe Tirana Bank, një ndër kryesoret në tregun bankar shqiptar, ka publikuar sot raportin financiar për gjashtë muajt e parë të vitit në vazhdim.

“Fitimi neto i Piraeus Group gjatë gjysmës së parë të vitit 2008 ka shënuar një rritje prej 30%. Depozitat janë rritur me 5.6 Miliardë Euro që nga fillimi i vitit, me të njëjtin nivel me kredinë”, deklaroi për agjencinë e lajmeve NOA, Michalis Sallas, nga Bordi Drejtues i Praeues Group.

Ai shtoi se totali i aseteve të Grupit ka tejkaluar shifrën e 51 miliardë euro në fund të muajit Qershor 2008, duke evidentuar se “ky likuiditet arriti nivele historike dhe kapitali bazë qëndroi i fortë”.


Sallas theksoi se “pavarësisht kushteve të pafavorshme në tregjet ndërkombëtare, Piraeus Grup ka punuar me përkushtim për objektivat e tij të biznesit, që theksohet qartë në likuiditetin e lartë, mjaftueshmërinë e kapitalit, cilësinë e aseteve dhe sigurisht fitimin e tij”.