LAJMI I FUNDIT:

Gruevski nuk jep asnjë detaj për negociatat (Video)

Gruevski nuk jep asnjë detaj për negociatat (Video)

Tre ditë para përfundimit të mandatit të Nikolla Gruevskit për formimin e Qeverisë së re, partitë politike, të paktën zyrtarisht nuk njoftojnë për ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim. Përfaqësues të OBRM-PDUKM-së disa ditë me radhë japin të njëjtin qëndrim, se kreu i tyre ka autorizim të plotë për të vazhduar negociatat, por nuk japin detaje për takimet dhe pikat rreth të cilave po zhvillohen bisedimet.

Ndërkohë, LSDM-ja as nuk demanton dhe as nuk konfirmon zërat e fundit se Ahmeti ka vendosur komunikim edhe me Zaevin dhe se gjatë këtyre ditëve pritet një takim i ri mes tyre. Nënkryetari i kësaj parti Damjan Mançevski pret që mandati për formimin e Qeverisë të kalojë në duar të kësaj partie nëse Gruevski nuk arrinë të sigurojë shumicën e nevojshme. Sa i takon kërkesave të partive shqiptare, Mançevski thotë se ata janë pjesërisht kompatibile me platformën e LSDM-së kurse e përbashkët është zbatimi i një koncepti të ri për qytetarët.

Nga partia e Ahmetit, zyrtarisht njoftojnë se edhe për ditën e sotme, nuk janë paraparë aktivitete apo negociata rreth qeverisë së re. Nënkryetari i kësaj partie Nevzat Bejta, ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër një koalicionimi me VMRO-DPMNE-në. Një qëndrim të tillë, flitet se ndajnë edhe nënkryetarët tjerë të partisë Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Sadulla Duraku kurse një pjesë e kryesisë së partisë, janë shprehur për respektimin e parimit të pashkruar “ftuesi me fituesin”.


Çështja për postet ministrore dhe për kreun e Kuvendit, nuk është përmendur aspak nga partitë. Për formimin e qeverisë së re, mandatari Gruevski deri të dielën përvec votave të nevojshme në Kuvend duhet të përgatisë programin e plotë për katër vitet e ardhshme si dhe përbërjen e kabinetit të ri.

Pavarësisht interesit të madh rreth negociatave për formimin e qeverisë së re, qytetarët mbetet të përjashtuar nga ky proces dhe nuk dijnë kush do të drejtojë qeverinë në katër vitet e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori