LAJMI I FUNDIT:

Gruaja me sasinë rekorde të alkoolit në gjak

Gruaja me sasinë rekorde të alkoolit në gjak

Mediat në Dakotën Jugore raportojnë se, në muajin dhjetor, në gjakun e një personi është regjistruar sasia rekorde e alkoolit në gjak, prej 7.08 promilë – dhe atë tek një grua.

Policia më 1 dhjetor, në veturën e vjedhur të parkuar buzë rruge – e kishte gjetur Marguerite Engle– tek e cila pas matjes së alkoolit në gjak, është konstatuar sasia prej 7.08 promilë – respektivisht gati nëntë herë më shumë sesa sasia e lejuar prej 0.8 promilësh.

Engle atëbotë ishte hospitalizuar, ndërsa është dashur të lajmërohet në gjyq më 15 dhjetor, por nuk e kishte bërë një gjë të të tillë.

Më 28 dhjetor ajo sërish ishte gjetur e dehur në një veturë të parkuar buzë rrugës, por kësaj radhe policia e kishte dërguar atë në burg.


Sasia më e madhe e alkoolit në gjak që është gjetur ndonjëherë në Dakotën Jugore është ajo prej 5.3 promilësh. /Telegrafi/