LAJMI I FUNDIT:

Grevë pa afat për rritje rrogash në kompaninë “Lufthansa

Grevë pa afat për rritje rrogash në kompaninë “Lufthansa

Ky është një lajm i keq për pushuesit gjermanë. Duke nisur sot, “Lufthansa” kompania ajrore numër një është pushtuar nga një grevë pa afat të personelit të saj në aeroplanë dhe në tokë. Kjo nuk kishte ndodhur që prej 1985.

Pezullimi i punës përfshin aeroportin e Frankfurtit dhe atë të Hamburgut.
Sindikata “Ver.di”,e cila mbron interesat e 3400 punëtorëve në aeroporte dhe 13.500 që punojnë në aeroplanë, shpreson në një rritje të rrogave deri në 9.8%, ndërkohë që drejtori i kompanisë ajrore ofron një rritje vetëm 9.7% për 21 muaj dhe në një marrje të vetme.

Pas një konsultimi 90 % e pjesëmarrësve të “Ver.di” kanë aprovuar grevën. Objektivi i kësaj greve është ti bëjë një presion ekonomik kompanisë”,tha zëdhënësi i “Ver.di”.

Sipas sindikatës çdo ditë greve i kushton 5 milion euro kompanisë.


Sipas një plani urgjent hekurudha “Deutch Bahn” do të presë një numër të konsiderueshëm udhëtarësh. Të martën në 22 dhe të mërkurë në 23 korrik, pilotët e filialeve të Eurowings dhe Cityline ,me qëllimin e rritjes së pagës kanë pezulluar punën duke anuluar 900 fluturime .

“Ver.di” do që të kompensojë nivelin e pagave të përgjithshme në Gjermani dhe nivelin e lartë të inflacionit, me qëllim që punëtorët të përfitojnë nga kompania.
Në 2007 Lufthansa ka përfituar 1.37 miliard euro do me thënë 63% më shumë nga viti i kaluar, ndërkohë që punëtorët përfituan vetëm 3,4% rrije pagash.

Sipas sindikatës ndryshe nga kompanitë e tjera ajrore ,Lufthansa ka qenë e siguruar për kohë të gjatë nga rritja e çmimit të kerozinës.

Falë kësaj greve sindikata do që ti bëjë hije gjithashtu edhe organizatës konkurrente “Ufo”,e cila mbron interesat e stjuardesave ajrore dhe ka kërkuar një kolektiv të pavarur që në 2005 prej “Ver.di”.

Shumë politikanë të dy partive e kanë kritikuar këtë lëvizje dhe sipas tyre e gjitha kjo do të rëndojë mbi vetë familjarët e punëtorëve që kanë rezervuar pushimet e tyre prej shumë kohësh.