Punëtorët e Postës së Kosovës kanë hyrë në një grevë njëorëshe, si masë paralajmëruese për gjendjen në këtë kompani, e cila po përballet me vështirësi financiare.
Gjatë grevës, janë mbyllur 170 filialet në gjithë territorin e Kosovës, për shkak se punëtorët, nuk kanë marrë pagat për këtë muaj.
Një gjendje e tillë në këtë kompani, sipas organizatorëve të grevës, ka ardhur si pasojë e mosrealizimit të obligimeve të Qeverisë dhe institucioneve tjera ndaj Postës së Kosovës.
Kjo kompani që dikur llogaritej më fitimprurësja në vend, numëron 1050 punëtorë. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, paga mesatare në Postën e Kosovës është 850 euro në muaj.
Të hyrat e Postës së Kosovës për vitin 2017 kanë qenë mbi 11 milionë euro.
Kryetari i Sindikatës së Postës, Etrit Hoti tha se kjo grevë është vetëm hapi i parë sindikal që do të pasohet me veprime tjera deri në realizimin e plotë të kërkesave.
“Nëse nuk ka reflektim institucional, sindikata do të shkojë duke ashpërsuar veprimet sindikale. Kështu që, të hënën do të jemi në grevë të përgjithshme duke filluar nga ora 8 deri në orën 21. Fatkeqësisht nuk do të mund të ofrohet asnjë shërbim në të gjitha zyrat postare në gjithë territorin e Republikës se Kosovës”, tha Hoti.
Ndarja e pagave me kohë është vetëm një nga kërkesat e punëtorëve, pasi ata thonë se nuk do ndalin veprimet sindikale deri te pagesa e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, për humbjet në Shërbimin Universal Postar. Implementimi i strategjisë së dërguar nga Posta e Kosovës në Qeveri, e cila garanton stabilitet afatgjatë financiar për Postën dhe të ndalohet favorizimi i operatorëve privatë.
Ndryshe, Posta dhe Telekomi i Kosovës kanë kërkuar mjete nga Qeveria e Kosovës, për mbulimin humbjeve financiare. Lidhur me mosmarrjen e pagave, zyrtarë të Qeverisë se Kosovës thonë se Posta është kompani komerciale dhe të hyrat është dashur t’i sigurojë nga kontratat komerciale që ka dhe jo të pres mjete nga buxheti i Kosovës.
Ibrahim Rexhepi, këshilltar i lartë politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, thotë se Qeveria nuk është indiferent ndaj gjendjes së krijuar në Postë dhe Telekom, por që sipas tij, këto borxhe janë grumbulluar nga qeveritë e mëhershme dhe tashme janë në procedurë të një zgjidhjeje të përhershme e cila, sipas tij, pritet të ndodh brenda këtij muaji.
Rexhepi thotë se fati i Postës së Kosovës është shumë ngushtë i lidhur me gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës. “Pjesën më të madhe të të hyrave Posta e realizon nga Telekomi përmes qirave në objekte. Kështu që çdo lëkundje që ndodh në Telekom, ajo mund të ndikojë apo paraqitet edhe në pozicionin e Postës”, tha Rexhepi.
Ndryshe, Bordi i Telekomit tashmë ka njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar i Telekomit të Kosovës ka arritur në 60 milionë euro.
Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se duhet të gjenden forma për rimëkëmbjen e kompanisë në mënyrë që të përgatitet për privatizim. Madje, për një shpëtim eventual të Telekomit nga falimentimi, nga vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përmendur edhe ulja e pagave të punëtorëve të kësaj kompanie publike.
Kjo kompani është kritikuar edhe për numrin e madh të punëtorëve. Duke numëruar 2300 punëtorë, kjo kompani, sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka është bërë fajtore për gjendjen e krijuar në Postë, për shkak se menaxhmenti i saj ka bërë gabime të vazhdueshme me punësimin e numrit të madh të punëtorëve, përfshi edhe atyre të pakualifikuar.
Ndryshe, Posta e Kosovës ka operuar në sistemin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Por, në vitin 2012 me një vendim të Qeverisë, Posta u nda nga Telekomi dhe u themelua si Ndërmarrje Publike Qendrore.
Posta e Kosovës dy herë i është nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbyllë me sukses këtë proces. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës