LAJMI I FUNDIT:

Greva e doganierëve në Greqi, dëme për ekonominë

Greva e doganierëve në Greqi, dëme për ekonominë

Greva e doganierëve në Greqi është duke i shkaktuar humbje të mëdha këtij vendi. Greva ka ndërprerë çdo komunikim me jashtë që prej mëngjesit të së hënës.

Shqetësimet më të mëdha janë vërejtur në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë, ku kamionët kanë mbetur në radhë, por nuk mbeten jashtë edhe portet.

Greva ka paralizuar vendin, dhe shumë shpejt pritet të ketë probleme me furnizimin me mallrat e importit dhe me karburant.

Dhoma e Tregtisë sqaron se së shpejti do të ketë edhe probleme që do të ndihen te konsumatorët.


Doganieret me grevën e tyre, çdo ditë i shkaktojnë ekonomisë 150 milionë euro dëme.

Ndërkohe produktet që ndodhen në dogana në pritje për të hyre apo për të dale nga territori grek po dëmtohen dhe po sjellin humbje për biznesmenët.