LAJMI I FUNDIT:

Greqia modernizon hekurudhat

Greqia modernizon hekurudhat

Greqia do të modernizojë hekurudhat e saj me ndihmën franceze, sipas projektit të përgatitur nga Ministria e transportit.

Projekti parashikon riorganizim dhe modernizim të hekurudhave, shkurtime dhe largime nga puna, si dhe mundësi për pensionime vullnetare të një pjesë prej personelit.

Ndihma franceze ka të bëjë me zgjerimin dhe përsosjen e infrastrukturës së hekurudhave.

Organizata e hekurudhave greke në vitin 2007 kishte deficit prej 7 miliardë eurosh dhe pritjet janë që ky deficit të arrijë në 12,3 miliardë euro në vitin 2010.