LAJMI I FUNDIT:

Greqi, bie fitimi i “Aegean Airlines”

Greqi, bie fitimi i “Aegean Airlines”

Operatori privat i fluturimeve ajrore, “Aegean Airlines”, ka raportuar rënie të fitimit neto prej 13% në gjashtë mujorin e parë të vitit.

Një rënie e tillë sipas kompanisë ka ardhur si pasojë e çmimeve të naftës dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike në Evropë.

”Kostot e derivateve të naftës arritën në 66.8 milionë euro krahasuar me 40.7 milionë euro sa ishin gjatë vitit 2007”.

Fitimi neto ishte 5.5 milionë euro krahasuar me 6.4 milionë euro në të njëjtën periudhë të një vitit më herët. Ndërkohë të ardhurat e kompanisë janë rritur për 26 %, duke arritur në 262.7 milionë euro.


Ndërsa sa i përket numrit të pasagjerëve kompania raportoi një rritje prej 13% duke arritur ne 2.6 milionë.

“Kompania transportoi 8% më shumë pasagjere për fluturime të brendshme, ndërsa numri i pasagjereve në fluturimet ndërkombëtare u rrit me 24%,"deklaruan drejtues të kompanisë.