Nisma e Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik “Gratë në TIK” ka për qëllim t’ua hapë dyert grave për punësim formal në fushën e TIK-ut, ngase Kosova e ka vendosur zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë së saj digjitale si një nga prioritetet e saj kryesore politike. Kështu u tha sot në Forumin “Gratë në TIK” që u organizua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Banka Botërore dhe Ambasada e Norvegjisë Prishtinë.
Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi tha se ky Forum ka për qëllim mbledhjen e akterëve kryesorë të fushës së TIK-ut, me fokus gratë për të diskutuar për mundësitë dhe fuqizimin e tyre, me synim që ky organizim të bëhet në baza vjetore për të përcjell zhvillimet në këtë sektor.
“Qeveria e Kosovës po bën përpjekje për të aktivizuar më shumë gra në sektorin e punës, rrjedhimisht në sektorët strategjik siç është edhe TIK, ku ka përfituar përkrahje nga Banka Botërore për implementimin e një pilot projekti, i cili do të testojë përshtatshmërinë e punës online për gratë e papunësuara në zonat rurale, projekt ky i cili do të zgjerohet në të gjitha Komunat e Kosovës”, tha ajo.
Ajo bëri të ditur se MZHE tashmë ka krijuar një Bord Këshillëdhënës joformal i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë, sektorit privat, OJQ-të dhe institucionet akademike, i cili do të ndihmojnë agjendën e MZHE-së për gratë në TIK.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti thekoi se iniciativa e MZHE-së për krijimin e Fondit për punësim në TIK është iniciativë e cila do të ndikojë në përmirësimin e punësimit e të rinjve e veçanërisht të grave.
Ndërsa, Hikmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë tha se mbajtja e këtij Forumi nënkupton qasjen serioze që Qeveria po i jep fushës së TIK-ut, e veçanëarisht rolit të gruas në këtë fushë, me qëllim të përmirësimi të pozitën së saj në punësim në sektorin privat dhe atë publik.
Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi duke mbështetur këtë iniciativë, është shprehur i bindur se fuqizimi i grave në fushën e TIK-ut do të ndikojë edhe në zbutjen e nivelit të papunësisë.
Jan Peter Olters, Menaxher për Kosovë i Bankës Botërore, tha shumica e punës online mund të kryhet nga çfarëdo vendi, në çdo kohë dhe në mënyrë shumë fleksibile. Si e tillë, secila mundësi-potencialisht marramendëse e këtij sektori do t’ua mundësonte sidomos të rejave nga zonat rurale të bëhen pjesë e punësimit formal pa marrë parasysh largësinë e vendbanimeve të tyre ose obligimeve e tjera familjare që i kanë.
Edhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu ka inkurajuar të rinjtë, e në veçanti femrat që të angazhohen në këtë sektor, ngase ky sektor u takon të gjithëve.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Botërore janë duke i mbështetur gratë në sektorin e teknologjisë informative dhe të komunikimit (TIK). Përmes financimit të pilot projektit “vende pune të gjelbra”, këto dy institucione do t’u ndihmojnë së paku 100 grave nga zonat rural që janë të papunësuar/punësuara pjesërisht të përvetësojnë shkathtësi teknike dhe të komunikimit, të nevojshme për punë online. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik
Rritet çmimi i naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp