LAJMI I FUNDIT:

Grante për 14 organizata nga Fondi i Grave të Kosovës

Grante për 14 organizata nga Fondi i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), bashkë me Austrian Development Agency (ADA) dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të mbajnë sot konferencë për shtyp, në të cilën do të bëhet nënshkrimi i kontratave me organizatat anëtare të RrGGK-së, përfituese të granteve të Raundit të tetë të Fondit të Grave të Kosovës.

Konferenca do të mbahet në hotelin “Prishtina” në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.

Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGGK-së, i themeluar në vitin 2012, ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht në mesin e grupeve nga vendet rurale dhe/apo të margjinalizuara.


Deri më tani, FGK ka përkrahur 74 organizata anëtare të RrGGK-së, me një shumë totale prej 230 mijë euro, ku kanë përfituar 6.656 persona. Në vitin 2015, Fondi i Grave të Kosovës po mbështetet nga Austrian Development Agency dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori