LAJMI I FUNDIT:

Grabitet kompania “Bechtel Enka”

Grabitet kompania “Bechtel Enka”

Një vendpunishte e kompanisë “Bechtel Enka”, në afërsi të fshatit Mirash në Komunën e Ferizajt është grabitur mëngjesin e ditës së premte, njofton Klan Kosova.

Katër persona kanë grabitur rreth 150 litra naftë dhe dy akumulatorë nga ky lokacion.


Sipas Zëdhënësit të Policisë Rajonale të këtij qyteti, Agim Bashi, njëri nga 4 personat ishte i armatosur me një armë të shkurtër dhe e kanë mbajtur viktimën nën kërcënimin e saj.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka zhvilluar planin operativ “unaza e çeliktë” por për momentin nuk ka të arrestuar.

Përfaqësues të kompanisë që po ndërton autostradën e re “Arbër Xhaferi” nuk deshën të komentojnë për këtë rast.