LAJMI I FUNDIT:

Gostivar: Promovohen dy projekte të financuara nga UE

Gostivar: Promovohen dy projekte të financuara nga UE

Pas realizimit me sukses, në Komunën e Gostivarit u promovuan dy projekte të financuara nga IPA Fondet e Unionit Evropian (UE), edhe atë: shtegut eko-rekreativ nga Gostivari deri në fshati Vërtokë, si dhe rrugica për turizëm malor dhe rekreativ në Malin e Thatë dhe në Malin Sharr, njofton Telegrafi.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se këto projekte janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit, për shkak se do të kenë mundësi ecin në natyrë me shtegjet e përshtatura për këmbësorë.

“Shtegu për këmbësorë rreth lumit Vardar fillon nga Gostivari deri në fshatin Vërtok në distancë prej rreth 10 kilometra. Do jete me ndriçim, pushimore dhe kullë për vëzhgim. Është i shtruar me rërë sepse kështu preferuan ekspertët gjerman. Ndihmon pozitivisht në lëvizjen e trupit të njeriut. Rrugica për turizëm malor dhe rekreativ në Malin e Thatë dhe në Malin Sharr me gjatësi 75 kilometra. Është bërë sinjalizimi i hapësirës, kurse janë rregulluar rrugica për ecje, rrugica për çiklizëm malor, dhe dy rrugica tematike nëpërmjet të cilave do të promovohen vlerat e bashkësive lokale dhe rrugicat dhe biodiversiteti. Projektet u realizuan me mjetet e siguruara nga IPA Fondet e Unionit Evropian (UE) për bashkëpunim ndërkufitar, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Komuna e Gostivarit, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, i cili po ashtu njoftoi se është botuar edhe një Libër udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit.


Përfaqësuesi i Delegacionit të Unionit Evropian Jaromir Levicek theksoi se promovimi është shumë i rëndëssishëm sidomos për prodhimet turistike, andaj shprehu lumturinë që ndodhet në propovimin e dy projekteve të bashkëfinancuara nga Unioni Evropian dhe që promovojnë turizmin ndërkufitar me Shqipërinë dhe Kosovës.

“Projekti i parë u financua me mjete për bashkëpunim kufitar me Shqipërinë dhe synon formimin e prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës. Projekti i dytë quhet “Turizmi derë e hapur për bashkëpunim ndërkufitar” që u realizua nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, dhe promovon turizmit e përbashkët ndërkufitar”, tha Levicek i cili shprehu lumturinë që Komuna e Gostivarit tashmë ka realizuar këto dy projekte dhe që ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Për projektin për Zhvillimi të prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës, u siguruan 275.000 euro ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e shtegut është 187.000 euro. Mjetet e ngelura me vlerë prej 88 mijë euro do të shfrytëzohen për përgatitjen e dy studimeve, edhe atë studimi për zhvillimin e turizmit ne territorin e Komunës se Gostivarit, si dhe studimi për bio-diversitetin e Lumit “Vardar” ne territorin e Komunës së Gostivarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori