LAJMI I FUNDIT:

GNK: Pavarësia e Kosovës do të shpallet në maj të vitit 2008

GNK: Pavarësia e Kosovës do të shpallet në maj të vitit 2008

Grupi Ndërkombëtar i Krizave vlerëson se, deri në maj të vitit 2008, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia - në bashkëpunim me Prishtinën - do të shpallin pavarësinë e Kosovës, në bazë të planit të Martti Ahtisaarit, pas së cilës "pesëshja" dhe vendet tjera do të njihnin shtetin e ri.

Në raportin e publikuar sot theksohet gjithashtu se, edhe pas pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare do të duhet t’i ndihmojë Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin kontestin në atë mënyrë që i jep fund Rezolutës 1244, anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe përfundimisht garantimin të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Në momentin që Grupi i Kontaktit, më 10 dhjetor, apo rreth asaj date, t’i raportojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për mossuksesin e negociatave të cilat i ka udhëhequr Treshja, pesë shtetet e Grupit të Kontaktit, përkundër kundërshtimit të Serbisë e Rusisë, duhet që shpejt të fillojnë zbatimin e planit për transicion të qetë që do të kulmojë me pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, në maj të vitit 2008.

Tani shumë varet nga dinamika në mes të BE-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon. BE duhet që, më 14 dhjetor, në takimin e shefave të shteteve apo qeverive, zyrtarisht të deklarojë se bisedimet kanë përfunduar, se plani i Ahtisaarit është mënyra më e mirë që të shkohet më tej dhe se është e gatshme që ta vendos misionin e saj në Kosovë, thuhet në këtë raport.


Pas kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, duhet ta thotë qartë se përshëndet përcaktimin e BE-së që ta vendos misionin e saj të ri në Kosovë për zbatimin e më tejmë të Rezolutës 1244. Pas kësaj, BE-ja duhet që në fillim të vitit 2008 të ndërmarrë hapa të shpejtë në zbarkimin e misionit të saj në Kosovë.

“Sekretari i Përgjithshëm i KB-së dhe Brukseli kanë një shkallë ndërvarësie në këtë proces. Pa një porosi të qartë nga takimi i Këshillit të Evropës, është pak e besueshme që Ban Ki-Moon të ndjehet i aftë që të jap kurrfarë deklarate mirëseardhjeje misionit të BE-së”, thuhet në këtë raport.

GNK-ja vlerëson se nuk mund të pritet një kundërvënie e Ki-Moon-it ndaj presionit rus po të mos jetë i sigurt në vendosmërinë e BE-së. Por, pa ndihmën e tij dhe ofrimin, së pak të ndonjë mbulesë nga KB-ja, është pak e besueshme që BE-ja t’i tejkalojë rezervat e dhe zërat e fundit për vendosjen e misionit të saj në Kosovë.

Qeveria e re e Kosovës, do të duhej që, deri në janar të vitit 2008, të njoftojë se do ta shpallë pavarësinë, sipas planit të Ahtisaarit – në maj – pas 120 të periudhës kalimtare dhe që ta ftojë BE-në që menjëherë ta vendos misionin e saj, kurse NATO të mbetet në vend.

“Pesëshja” dhe një numër sa më i madh vendesh të BE-së, pas kësaj deklarate për qëllimet e Kosovës, do të pajtohej për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shumë shpejtë pas shpalljes së saj, në maj 2008,vlerëson GNK.

Në këtë raport thuhet se, për shkak të kërcënimit të Moskës, Këshilli i Sigurimit nuk do ta zhvlerësojë Rezolutën 1244 e cila njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë dhe se nuk do të ketë mundësi që ta pranojë planin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe misionin e BE-së i cili do ta zbatojë këtë plan.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori