LAJMI I FUNDIT:

GM do të investojë në një uzinë motorësh në Tajlandë

GM do të investojë në një uzinë motorësh në Tajlandë

General Motors lajmëron se do të investojë 445milionë dollarë ose 298 milion euro për ndërtimin e një uzine të re të motorëve disel në Tajlandë dhe do të modernizojë operacionet për montimin e automjeteve në vend.

“ Kjo uzinë e re duhet të fillojë prodhimin në 2010 ”, tha presidenti Richard Wagoner me rastin e inaugurimit në provincën e Rayong në lindje të vendit.

Uzina do të punësojë 440 persona dhe kapaciteti I prodhimit të saj vjetor do të jetë më shumë se 100.000 motorë turbo disel nga 2,5dhe 2,8 litra.

Tailanda është vendi kryesor në montimin e automobilave të General Motors në Azi me modele të suksesshme si Chevrolet Captive dhe Chevrolet Optra.
Tregjet e automobilave në vendet emergjente si Kina dhe India ,janë bërë celsi I rritjes për ndërtues të tillë si GM ,përballë tregjeve amerikane dhe evropiane.