Pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitares së dytë në gjykimin kundër Pjetër Shalës është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Ajo është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë rreth periudhës që ajo pretendon se disa pjesëtarë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e saj.
Dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se kishte biseduar me dy persona, ndërsa të tjerët, sipas saj, ishin jashtë oborrit të shtëpisë.
“Kemi qenë brenda e gjithë familja, vetëm djali i vogël ka qenë në oborr, jashtë shtëpisë. Ka thënë, disa njerëz kanë ardhur, kanë hyrë në oborr dhe të tjerët janë rreth gardhit. Kur kam dalë, aty ndërkohë kanë ardhur edhe dy kushërinj të mi. Dy që kanë hy në oborr, me ata kam biseduar, ata të tjerët kanë qenë më larg, dy metra larg shtëpisë, rrethojave të oborrit, dhe vetëm që i kemi parë, nuk i kemi njohur. Kanë biseduar me këta dy që kanë qenë në oborr. U kam kërkuar, u kam thënë: me leje të kujt keni ardhur me hy në oborr tonin? Kanë treguar, me lejen e shtabit të përgjithshëm në Jabllanicë”, ka thënë dëshmitarja me numrin 6.
Ajo ka thënë se ka biseduar vet me ata njerëz, por pjesa më e madhe e përgjigjes së saj ka qenë me përmbajtje të redaktuar.
“Aty kam filluar me bisedu, unë dhe djali, me të parin që ka hyrë dhe e kam njohur si person. I kam thënë qysh nuk të ka ardhur turp, me ardh me hy në oborr…(përmbajtje e redaktuar)”, ka thënë ajo, transmeton KP.
Tutje, seanca ka vijuar me përmbajte të redaktuar dhe e mbyllur për publikun.
Pas kësaj, dëshmitarja ka thënë se me sulmet e NATO-s, ajo dhe familja ishin larguar për në Shqipëri.
Atje, ka thënë ajo, ishin disa persona që i përcillnin.
“Ishin sulmet e NATO-s ato ditë, dhe policia ka thënë me shku për Shqipëri, në mesi ne gjithë popullit kemi shkuar edhe familja jonë…Ushtarët e UÇK-së që ishin në Shqipëri, ata na përcillnin”, ka thënë ajo.
Kjo dëshmitare do të vazhdojë të dëgjohet edhe në pjesën tjetër të seancës.
Para fillimit të kësaj dëshmie, Pjetër Shala ka vendosur të largohet nga salla e gjyqit.
Ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës