LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vendos arrest shtëpiak për gjyqtarin Rafet Ismaili dhe hetuesin policor Blerim Gashi

Gjykata vendos arrest shtëpiak për gjyqtarin Rafet Ismaili dhe hetuesin policor Blerim Gashi

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.I për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe kundër të pandehurit B.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit, gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve R.I dhe B.G iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Rafet Ismaili
Lexo po ashtu KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Rafet Ismaili

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.I në cilësinë e personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe i pandehuri B.G në cilësinë e personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, kishin shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.


Më tej thuhet se, gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri i dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale konform 187/1 nën par 1.2 pika 1.1 lidhur me nenin 183 par. 1 nën par 1.1 të KPPRK-së. Gjykata po ashtu konstaton se është përmbushur kriteri nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 lidhur me nenin 187/1 nën par 1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi që ka arsye për të besuar se të pandehurit mund të ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprës penale si dhe ekziston rreziku i ndikimit në të dëmtuarin dhe në bashkëpjesëmarrës.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori