LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale vendos 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës

Gjykata Speciale vendos 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës

Gjykata Speciale ka vendosur sot 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafa.

Shuma prej 207 mijë euro do të ndahet për tetë viktima dhe për këtë u tha se është përgjegjës Salih Mustafa.

Trupi gjykues konstatoi se viktima 8, 9, 10, 5,6, 12,11 dhe 13 provuan janë viktima të krimeve për të cilat Mustafa u shpall fajtor.


“Trupi gjykues vendos që të akordojë dëmshpërblim viktimave të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta…. Cakton si shumë të dëmshpërblimit për të cilën Mustafa është përgjegjës vlerën 207 mijë euro”, u tha në gjykatë, raporton Telegrafi.

30 mijë euro dëmshpërblim është caktuar për viktimën 8, 80 mijë euro viktimës 9, 60 mijë euro viktimës 10.

Nga 10 mijë euro dëmshpërblim viktimave 5, 6 dhe 12. Për viktimën 11 është caktuar 5 mijë euro dëmshpërblim dhe 2 mijë euro viktimës 13.

Më tej u tha se kjo duhet të realizohet brenda afatit që do të përcaktohet nga autoriteti gjyqësor përgjegjës.

Megjithatë trupi gjykues konstatoi se Mustafës i mungojnë pjesërisht mjetet financiare për zbatimin e këtij urdhri për zhdëmtim.

Më tej u ftua kryetari i Dhomave të Specializuar që të caktojë autoritetin gjyqësor që do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e vënies në jetë të urdhrit për zhdëmtim.

Po ashtu u ftua Kosova që të krijojë një mekanizëm të ri të zhdëmtimit për viktimat e krimit të përfshira në juridiksionin e DHSK-së.

“Fondi duhet të mbështetet financiarisht para se gjithash nga Kosova dhe shtetet donatorë të tjerë që dëshirojnë të ofrojnë mbështetje viktimave”, ka thënë trupi gjykues.

Po ashtu “Rekomandohet krijimi i një fondi me nismën e DHSK-së për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e DHSK-së në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet e saj ndaj viktimave brenda një kohe të arsyeshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori