Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në lidhje me ankesën e dy ish-deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e Drita Millaku, për të cilat në zgjedhjet e kaluara sipas vendimit të GJK-së, kishte pasur diskriminim gjinor në momentin kur ato nuk ishin lejuar të bëheshin deputete për të zëvendësuar deputetët që ishin bërë ministra.
Edhe pse ato ishin të parat në listën e pritjes për të zëvendësuar deputetët që morën pozita ministrore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme kishin ndjekur parimin e gjinisë duke mos lejuar që deputetet të hyjnë në kuvend të deputetëve meshkuj edhe pse ishin të parat në listën e pritjes.
Në zgjedhjet e fundit, deputetet në radhët e Vetëvendosjes kishin siguruar ulëset përtej shkallës së caktuar obligative prej 30 për qind. Pasi VV-ja kishte formuar Qeverinë Kurti I disa deputetë u bënë ministra. Atë kohë autoritetet nuk lejuan që Kurti e Millaku të bëheshin deputete duke thënë se një deputet mashkull duhet të zëvendësohet me një të tillë dhe jo me një të gjinisë tjetër.
Dy kandidatet ishin ankuar në Kushtetuese për rastin.
Në vendimin, e publikuar të premten, është konstatuar se KQZ-ja, PZAP-ja dhe Supremja i kishin bërë zëvendësimet duke mos marrë parasysh rezultatet e kandidatëve për deputetë pas plotësimit të kuotës ligjore për përfaqësim prej 30 për qind të gjinisë femërore.
Kushtetuesja ka konstatuar se autoritetet atë kohë nuk e kishin interpretuar saktë dhe kushtetues Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Gjykata vëren se, sipas interpretimit që këtij neni iu është bërë nga KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme, të gjitha zëvendësimet ishin bërë bazuar në kriterin e “gjinisë” dhe pa marrë parasysh rezultatin e arritur nga kandidatët për deputetë pas plotësimit të kuotës obligative ligjore për përfaqësim prej 30% të gjinisë së nënpërfaqësuar ose gjinisë pakicë. Kësaj mënyre të zëvendësimit të paraparë me ligj, sipas Gjykatës Supreme, nuk kanë mundur t’i shmangen as KQZ, as PZAP e as Gjykata Supreme ngase ekziston supozimi se ligjet janë në pajtim me Kushtetutën dhe se ato duhet zbatuar ashtu siç janë, “deri sa nga Gjykata Kushtetuese të konstatohet se një ligj ose ndonjë dispozitë ligjore e tij është në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas komunikatës për medie, “duke mos u pajtuar me këtë interpretim, parashtrueset e kërkesave dorëzuan kërkesat e tyre në Gjykatën Kushtetuese, nën pretendimin kyç se KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme e kanë zbatuar në mënyrë kundërkushtetuese mënyrën e zëvendësimit të deputetëve të paraparë me nenin 112.2 (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.
“Në thelb, ato pretenduan se përkundër plotësimit dhe tejkalimit të kuotës prej 30% nga kandidatet gra për deputete nga LVV – zëvendësimet për deputetë ishin bërë jo bazuar në rezultat zgjedhor por bazuar në gjini. Sipas tyre, kjo gjë ka shkaktuar pabarazi në trajtim dhe shkelje të së drejtës së tyre për t’u zgjedhur. Gjykata rikujton që, bazuar në mënyrën e zëvendësimit të aplikuar nga KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme, deputetët burra ishin zëvendësuar nga kandidatët burra për deputetë dhe deputetet gra ishin zëvendësuar nga kandidatet gra për deputete – përkundër faktit që parashtrueset e kërkesave kishin marrë më shumë vota se disa nga kandidatët burra që arritën të zgjedhën deputetë të Kuvendit. Parashtruesja e parë, Tinka Kurti kishte mbledhur 7655 vota dhe parashtruesja e dytë, Drita Millaku kishte mbledhur 7063.
Gjykata sqaroi se, nuk është duke vlerësuar in abstracto nëse neni 112.2 (a) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është apo nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën.
“Gjykata Kushtetuese konstatoi se, interpretimi i këtij neni nga ana e KQZ-së, PZAP- së dhe Gjykatës Supreme nuk është interpretim i saktë dhe kushtetues për disa nga arsyet vijuese – të cilat janë gjerësisht të shtjelluara në Aktgjykim. Së pari, Gjykata konstatoi se KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme, e kanë interpretuar nenin 112.2 (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në mënyrë të ngurtë e tekstuale dhe të shkëputur nga të gjitha normat e tjera ligjore të parapara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjin për Barazi Gjinore si dhe parimet, vlerat dhe frymën e shkronjës e Kushtetutës. Ky lloj interpretimi ka abstrahuar kontekstin, qëllimin dhe arsyen e vendosjes së kuotës prej 30%, si masë e veçantë për të ndihmuar drejt arritjes së përfaqësimit të barabartë në mes të dy gjinive në Kuvendin e Republikës.
“Gjykata konstatoi se, parashtruesja Tinka Kurti është diskriminuar në bazë të gjinisë në lidhje me të drejtën e saj për t’u zgjedhur, në momentin kur edhe përkundër përmbushjes së kuotës minimale 30% përmes rezultatit zgjedhor në kuadër të subjektit politik LVV, në momentin kur u krijua mundësia e zëvendësimit të deputetëve, e njëjta edhe pse kishte më shumë vota se kandidatët burra për deputetë Fitim Haziri dhe Eman Rrahmani, nuk iu mundësua që të bëhej deputete”, thuhet në njoftimin e GJK-së.
Po ashtu, më tutje, Gjykata gjithashtu konstatoi se, parashtruesja Drita Millaku është diskriminuar në bazë të gjinisë në lidhje me të drejtën e saj për t’u zgjedhur, në momentin kur edhe përkundër përmbushjes së kuotës minimale 30% nëpërmjet rezultatit zgjedhor në kuadër të subjektit politik LVV, në momentin kur u krijua mundësia për zëvendësimet e ardhshme të deputeteve.
“Përkatësisht kur dha dorëheqje deputeti Shpejtim Bulliqi, në vend të tij, në bazë të përcaktimit për zëvendësim në kuadër të gjinisë së njëjtë, më 18 dhjetor 2020, mandat deputeti mori kandidati Taulant Kryeziu me 6968 vota”, thuhet në njoftim.
“Si rrjedhojë, Gjykata konstatoi që: Aktvendimi [AA. nr. 4/2020] i 19 shkurtit 2020, i Gjykatës Supreme; Aktvendimi [AA. nr. 3/2020] i 19 shkurtit 2020, i Gjykatës Supreme; Vendimi i PZAP [Anr. 35/2020] i 13 shkurtit 2020; Vendimi i PZAP [Anr. 36/2020] i 13 shkurtit 2020; si dhe pika 5 e Vendimit të KQZ [nr. 102/A-2020] i 7 shkurtit 2020, janë në kundërshtim me nenet 24 [Barazia para Ligjit] dhe 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 3 (E Drejta për Zgjedhje të Lira) të Protokollit nr. 1 të KEDNJ”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë