LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë selekton lëndët

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë selekton lëndët

Dy nenet e kontestuara të LNA-së, për të cilët Avokati i Popullit ka kërkuar të tërhiqen, parashohin kushte shtesë për punonjësit e administratës. Njohja e gjuhëve të huaja dhe puna me programe kompjuterike, dorëzimi i certifikatave për punë administrative, s’i dhe një varg kërkesash tjera – çdo administrator, sipas LNA-së, duhet t’i plotësojë brenda dy viteve, kur edhe Ligji hy në fuqi, shkruan Koha.mk

Dy vite pas dorëzimit të iniciativës së Avokatit të Popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë të neneve 108 dhe 109 të Ligjit për nëpunës administrativ (LNA), Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë vetëm para në muaji, konkretisht në maj ka sjellë vendim për fillim të procedurës para organeve të saja. Nga zyra e Avokatit të Popullit, për gazetën KOHA thonë se këtë iniciativë e kanë dorëzuar më 14 maj të vitit 2014, ndërkaq Gjykata Kushtetuese vendimin për fillim të procedurës për vlerësim të neneve të kontestuara e ka sjellë më 25 maj 2016. Tejzgjatja e kësaj procedurë nga Gjykata Kushtetuese, në kohën kur interesi i mbi 130 mijë administratorëve është vënë në pyetje, kundrejt shumë lëndëve tjera që i ka pranuar brenda kësaj periudhe dhe për të cilët ka sjellë vendime të shpejta, paraqet rast të veçantë në punën e këtij institucion të lartë shtetëror. Dy nenet e kontestuara të LNA-së, për të cilët Avokati i Popullit ka kërkuar të tërhiqen, parashohin kushte shtesë për punonjësit e administratës. Njohja e gjuhëve të huaja dhe punës me programe kompjuterike, dorëzimi i certifikatave për punë administrative s’i dhe një varg kërkesash tjera – çdo administratorë sipas LNA-së, duhet t’i plotësojë brenda dy viteve nga koha kur Ligji ka hyrë në fuqi.

Për Avokatin e Popullit, këto dispozita ligjore bien ndeshë me aktin më të lartë të shtetëror, në këtë rast vet Kushtetutën. “Gjatë shqyrtimit të neneve 108 dhe 109 nga LNA, Avokati i Popullit e ka pasur parasysh neni 51 nga Kushtetua e Maqedonisë, në të cilën konfirmohet se ligjet duhet të jenë në pajtim të plotë me Kushtetutën. Në ndërkohë, të gjitha rregullat qoftë me Kushtetutë apo Ligj, s’i dhe neni 52, paragrafi 4 i Kushtetutës, në të cilët qëndron se ligjet dhe rregullat tjera nuk munden të kenë veprime kthyese, vetëm me përjashtim në raste kur ato janë në favor të qytetarit”, thuhet në shpjegimin e Avokatit të Popullit dorëzuar Gjykatës Kushtetuese dy vite me parë.


Duke i përcjellë veprimet e kësaj Gjykate lidhur me këtë lëndë, Avokati i Popullit brenda periudhës dyvjeçare ka dorëzuar edhe dy kërkesa tjera, ku ka kërkuar të njoftohet për hapat ta cilat i ka ndërmarrë gjykata për iniciativën e lartpërmendur. Fillimisht, me datë 12.11.2015, pas ndryshimeve që u bën në LNA, ku neni 108, paragrafi 1 është ndryshuar me fjalët se Ligji do të fillon të zbatohet “një vjet pas hyrjes së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, zyra e Avokatit të Popullit ka konstatuar se me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, nuk është bërë ndryshimi i nenit në fjalë.

Zyra e Ombudsmanit kërkesën e përsëritur për fatin e iniciativës së tyre për vlerësim të LNA kanë ridorëzuar edhe me datë 28.04.2016, ku kanë evidentuar se edhe me ndryshimet e fundit të nenit 108, nuk janë realizuar kërkesat e tyre. Lidhur me këtë lëndë, në brifingun e mbajtur për gazetar të mërkurën, nëpunësit e Gjykatës Kushtetuese u shprehën se nuk janë në dijeni për atë se pse është zgjatur kaq shumë kjo procedurë, ndërsa sekretarja e Gjykatës tha se për fillimin e procedurës për iniciativa të caktuara, vendosin vetëm gjykatësit. Në ndërkohë, merret vesh se vlerësimi i ligjshmërisë së LNA-së nga ana e Gykatës Kushtetuese pritet të vendoset në rend të ditës më 29 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Kalo në kategori