LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë refuzon arsyetimin religjioz për mosvaksinim kundër COVID-19 në SHBA

Gjykata e Lartë refuzon arsyetimin religjioz për mosvaksinim kundër COVID-19 në SHBA

Gjykata e Lartë refuzoi të hënën të bllokojë një rregullore të qytetit të New Yorkut, e cila kërkon që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin vaksinën COVID-19 pa asnjë përjashtim religjioz.

Vaksinimi i obligueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor, i cili hyri në fuqi në muajin gusht, lejon vetëm përjashtimet mjekësore, por jo ato fetare.

Gjykata e Lartë hodhi poshtë dy kërkesa nga mjekët dhe infermierët në shtet për të lejuar përjashtimet fetare, ndërkohë që proceset gjyqësore vazhdojnë në gjykatat më të ulëta mbi kushtetutshmërinë e mandatit, raporton foxnews.


Gjithashtu edhe një gjykatë e apelit në SHBA ka hedhur poshtë një kërkesë të gjashtë punonjësve për të bllokuar rregulloren e United Airlines (UAL.O), e cila parashihte vaksinimin e obligueshëm kundër coronavirusit.

Ndryshe, SHBA-ja prin me numrin e të infektuarve me coronavirus dhe të vdekjeve në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Amerika
Kremlini reagon rreth “formatit të bisedimeve katërpalëshe” të propozuar nga Zelensky

Kremlini reagon rreth “formatit të bisedimeve katërpalëshe” të propozuar nga Zelensky

Botë
Presidentja meksikane thotë se Trump ka rënë dakord të 'pauzojë' tarifat ndaj vendit të saj

Presidentja meksikane thotë se Trump ka rënë dakord të 'pauzojë' tarifat ndaj vendit të saj

Amerika
Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Azia
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Botë
Kalo në kategori