Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë janë tmerruar kur kanë dëgjuar deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për Shqipërinë e Madhe dhe bashkimin e shqiptarëve në një shtet.
Por, Gjuriq, në këtë deklaratë të tij për Sputnik (agjenci ruse lajmesh e afërt me Vladimir Putin) shtoi se një gjë të tillë nuk do ta lejonte kurrë Serbia dhe se ndërmarrja për një Shqipëri të Madhe është një ide qëkur nazistët kishin pushtuar Jugosllavinë. I pyetur nëse deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, ishte një lëvizjes taktike, apo një pretendim serioz, Gjuriq tha se nëse deklarata e tij do të përkthehej në një aksion konkret kjo do të përbënte thyerje të ligjit ndërkombëtar.
“Për ne dhe për një pjesë të madhe të komunitetit ndërkombëtar; përfshirë dhe OKB-në, Kosova dhe Metohija janë pjesë integrale të Serbisë. S’ka pasur kurrfarë lloj procedure demokratike të ndarjes së Kosovës nga Serbia”, pohoi Gjuriq, njofton Klan Kosova.
Gjuriq është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se askush nga BE-ja s’po reagon për këto deklarata të Ramës.
“Fatkeqësisht, kemi parë heshtje edhe kur Prishtina vendosi ta ndërpresë dialogun, dhe ne nuk shohim as për këto pretendime reagim të mjaftueshëm të BE-së”.
Në një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, ai tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.
Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Europian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë