LAJMI I FUNDIT:

Gjobitet Federata e Ukrainës, suspendohet trajneri i Turqisë

Gjobitet Federata e Ukrainës, suspendohet trajneri i Turqisë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) nuk e ka ndëshkuar vetëm kombëtaren e Ukrainës.

Edhe përfaqësuesja turke është dënuar pas ndeshjes së kualifikueseve të botërorit kundër ukrainasve.

Trajneri i skuadrës turke, Mirçea Lucescu, do të jetë i detyruar të udhëheqë ekipin nga shkallët e stadiumit, ku qëndrojnë tifozët.


E gjithë kjo pasi që trajneri rumun ka akuzuar gjyqtarin kryesor se ishte fajtor në humbjen kundër Ukrainës në Kharkiv.

Mircea Lucescu, trajner i kombëtares turke

Në fakt, edhe Federata e Futbollit të Ukrainës është dënuar me mbi 66.6 mijë euro për parregullsitë e treguara në stadiumet, ku ka luajtur kombëtarja e ukrainasve.

Shevchenko në hall kundër Kosovës, nëntë futbollistë rrezikojnë të mos luajnë ndaj Kroacisë (Foto)
Lexo po ashtu Shevchenko në hall kundër Kosovës, nëntë futbollistë rrezikojnë të mos luajnë ndaj Kroacisë (Foto)

Kujtojmë se ditën e nesërme kombëtarja turke do të takohet me Islandën, ndërsa Ukraina do të zhvillojë ndeshjen e parafundit të kualifikueseve me Kosovën.

Ndryshe, tashmë ukrainasit kanë arritur në qytetin e Shkodrës, ku nesër me fillim në ora 20:45 do të takohen me përfaqësuesen tonë. /Telegrafi/