Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të ndërpresin grevën dhe të mos vazhdojnë ti lënë fëmijët jashtë bankave të shkollës.
Gjini përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë gjendje më së paku e meritojnë fëmijët që po humbin ditë pune dhe po dëmtohen emocionalisht.
Postimi i plotë:
Të dashur mësues,
Mësuesi i Kosovës nuk i ka lënë fëmijët jashtë bankave të shkollës edhe në kushte të rrezikut fizik dhe pa u paguar fare.
Paga e mësuesve po rritet pothuajse 15% në më pak se dy vite. Një mandat qeverisës, me këtë ritëm, premton rritje deri në 30 %.
Nesër do të publikohen pagat e shërbyesve civil të komunës. Le ta shohin të gjithë sa janë e të mos spekulojnë.
Po iu flas si bashkëqytetar i juaji e jo si kryetar komune!
Lutja ime për ju është kjo:
Mos i leni fëmijët tanë jashtë bankave të tyre për shkak të disa njerëzve që kanë agjendë puro politike!
Mos lejoni që të humbasë respekti i prindërve, i fëmijëve dhe i gjithë popullit për shkak të një grushti njerëzish që nuk mendojnë fare për ju!
Mos lejoni që të arrijmë në pikën kur puna juaj fisnike të konsiderohet nga populli vetëm një vend pune pothuajse i pamerituar dhe vetëm për rrogë!
Askush nuk e meriton këtë gjendje për shkak të një grushti që janë të gatshëm ta tregtojnë të ardhmen në këmbim të të sotmes!
Më së paku e meritojnë fëmijët që po humbin ditë pune dhe po dëmtohen emocionalisht;
E menjëherë pas tyre, nuk e meritoni ju mësues të dashur!
Ju meritoni respekt dhe e gëzoni atë! Mos e lëshoni nga duart për hir të matrapazëve!
Gjithmonë i juaji, unë që jam rritur nga një mësuese që ka punuar në kohët më të zorshme, edhe pa rrogë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës