LAJMI I FUNDIT:

Gjilani zhvendoset në Drenas për ndeshjet si vendas pas dënimit nga FFK

Gjilani zhvendoset në Drenas për ndeshjet si vendas pas dënimit nga FFK

SC Gjilani ka marrë një dënim nga FFK për shkak se disa persona sulmuan gjyqtarin në ndeshjen ndaj Llapit.

Gjilanasit triumfuan 3-0 ndaj Llapit, por pas përfundimit të ndeshjes tre persona sulmuan gjyqtarin anësor Meriton Berisha.

E për këtë gjë FFK e ka dënuar Gjilanin me dy ndeshje jashtë shtëpisë së tyre si dhe një shumë prej pesë mijë eurove.


Këto dy takime skuadra e trajnerit Gentijan Mezani ka vendosur t’i zhvillojë në Drenas.

Ka qenë vetë klubi gjilanas që ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi për shtyp se dy ndeshjet e ardhshme si vendas do t’i luaj në Drenas.

“Skuadra jonë pas dënimit detyrohet që dy ndeshje t’i zhvillojë jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana” të Gjilanit pa praninë e tifozëve”.

“Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës ’89 do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga Feronikeli, dhe i falënderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta”, shkruhet në njoftimin e Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori