LAJMI I FUNDIT:

Gjilani urdhëron KEDS-in t’i heqë orët digjitale nga trafot elektrike

Gjilani urdhëron KEDS-in t’i heqë orët digjitale nga trafot elektrike

Veprimi i KEDS-it në Gjilan për vendosjen e orëve digjitale në trafot elektrike në disa pjesë të qytetit dhe pa i përfillur organet komunale ka zemëruar këta të fundit, të cilët kanë urdhëruar që brenda javës së ardhshme orët e tilla të hiqen nga trafot.

Shqetësim, sipas zyrtarëve komunalë, për këtë çështje kanë shprehur vetë qytetarët. Ata e shohin si të rrezikshme afërsinë e telave të rrymës elektrike me orët e vendosura.

Arbër Ismajli, shef i kabinetit të kryetarit të Gjilanit, ka thënë se ata kanë pasur një takim me zyrtarët e KEDS-it dhe kanë kërkuar që të bëjnë largimin e orëve.


Sipas tij, vendosja e orëve ka qenë e paligjshme pasi që për këtë nuk janë konsultuar autoritetet komunale. /koha/