LAJMI I FUNDIT:

Gjilani merr fitoren e katërt radhazi, triumfon thellë ndaj Llapit dhe mban kreun

Gjilani merr fitoren e katërt radhazi, triumfon thellë ndaj Llapit dhe mban kreun

Gjilani ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Kosovës.

‘Skifterat’ kanë marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat duke quar në tri pikë diferencën nga vendi i dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara gjetën edhe golin.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 43-të të ndeshjes, ku ishte Tomislav Busic, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por edhe përkundër rasteve, vetëm Gjilani gjeti golin, duke shënuar dy sosh.

Ishte sulmuesi anësor shqiptar, Bedri Greca (72′), i cili shënoi për 2-0, ndërsa Gerhard Progni (84′) pas një aksioni të mirë individual vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e parë me 24 pikë, ndërsa Llapi renditet i treti me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, gjilanasit e presin Trepçën ’89, ndërsa llapjanët udhëtojnë te Vushtrria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori