LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fiton me rikthim, Llapi mbetet pa fitore

Gjilani fiton me rikthim, Llapi mbetet pa fitore

Gjilani ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së shtatë të BKT Superligës së Kosovës.

Francisco Rivera rrezikoi fillimisht për të treguar se Llapi ka ardhur për të marr pikë në Gjilan.

Në minutën e 19-të ishte pikërisht Rivera që shënoi për 1-0, duke i dhënë Llapit epërsinë.


Ky ishte goli i vetëm në këtë pjesëlojë, ndërsa pjesa e dytë doli të jetë shumë interesante.

Gjilani fitoi penallti në minutën e 65-të, pas kontrollimit të VAR, ku shihej ndërhyrja jo sportive e Kushtrim Shabanit në Elton Calen.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Gerhard Progni për 1-1.

Në minutën e 83-të sërish ka ndërhyrë VAR-i, duke bërë që Muhamed Dubova i Gjilanit të ndëshkohet me karton të kuq.

Por Gjilani donte fitoren dhe golin e epërsisë e arriti në minutën e 87-të, ku Armend Halili shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga rivënia këndore (2-1).

Arbnor Ramadani kishte dy gjuajtje të bukura në kohën shtesë, por në të dyja rastet Enea Koliqi ishte në vend.

Gjilani pas fitores kalon në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Llapi mbetet i fundit me vetëm 3 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori