LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fiton në frymën e fundit, Thaqi nderon ‘Skifterat’

Gjilani fiton në frymën e fundit, Thaqi nderon ‘Skifterat’

Gjilani përsëri ka marrë një fitore minimale në lojën shtesë, ku pasi mposhti në mesjavë Flamurtarin tani ka mposhtur me rezultat 1-0 Lirinë.

Ndeshja në Gjilan nisi me 10 minuta vonesë për shkak borës së madhe që kishte rënë.

Rasti i parë serioz i takoi mysafirëve të cilët rrezikuan me djaloshin e artë të tyre Meriton Korenicën por që goditja e tij shkoi jashtë portës.


Korenica pati edhe një tjetër rast me kokë por që priti mirë Kaçiu i vendasve.

Në minutën e 24-të Mbella i vendasve harkoi në zonë ndërsa goditja e Sadriut përfundoi mbi portë.

Disa minuta më vonë Magani i mysafirëve pati rast të mirë shënimi por që goditja e tij shkoi skaj pingules.

E rasti më i mirë i vendasve i takoi kapitenit Ylber Kastrati që në minutën e fundit të pjesës së parë goditi me kokë por portierit Bakaj i ndihmoi edhe shtylla për mos tu futur topi në rrjetë.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Në pjesën e dytë dy skuadrat luanin kujdesshëm pasi edhe fusha e rënduar nuk i lejonte të zhvillonin lojën e tyre.

Rasti më i mirë i takoi mysafirëve në minutën e 75-të, kur pas një kundërsulmi të shpejtë Mevlan Zeka doli i vetëm përballë portierit por dështoi të shënonte.

Mysafirët rrezikuan edhe njëherë në minutën e 82 me futbollistin e tyre më të mirë Meriton Korenicën por goditjen e tij nga distanca me shumë mund e ndali Kaçiu.

Në minutën e 92 Gjilani ka gjetur golin e fitores në përballje me prizrenasit.

Pas një harkimi në zonë, mbrojtja mysafire nuk intervenoi mirë dhe Armend Thaqi shënoi për 1-0.

Fitorja Gjilanin e mban fuqishëm në garë për titull, pasi zë pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë katër më pak se lideri Drita.

Ndërkohë Liria ndodhet e shtata në tabelë me një pikë më pak, por që ende me gjasa të mëdha për titull.

Gjilani ndeshjen e radhës do ta luaj në udhëtim te skuadra e papërshtatshme Drenica.

Ndërsa prizrenasit e Blendi Shkëmbit do të jenë nikoqir të Feronikelit në javën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori