Gjilani ka pësuar humbje në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra gjilanase u mposht 3-1 nga Llapi, duke rrezikuar kështu pjesëmarrjen për edicionin e ri në Evropë.
Nga ky takim, Gjilani ka filluar të ankohet në referim, duke publikuar pamje se si nuk u akordua një penallti në Podujevë.
Klubi gjilanas ka lëshuar një komunikatë, aty ku shfaqen kritika për referimin që u bë në takimi e zhvilluar sot.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Gjilanit (pa ndërhyrje):
REAGIM
Skuadra jonë më shumë se nga kundërshtarët e pëson nga referimi, ku në dy javët e para të pjesës së dytë kampionale u dëmtua dy herë nga gjyqtarët, në përballjet e sotme kundër Llapit dhe asaj kundër Feronikelit në xhiron e kaluar.
Pamjet të cilat i kemi publikuar flasin të kundërtën e vendimeve të tyre, me ç’rast ato ndikuan direkt në rezultatet e këtyre dy ndeshjeve.
E nisim me penaltinë e sotme, ku qartë duket se futbollisti i Llapit, Arbnor Ramadani, e ndal brenda zonës me dorë topin e goditur nga futbollisti ynë Muhamed Useini, e për çudi as gjyqtari kryesor Alban Shala e as ndihmësit e tijë nuk reaguan fare, duke mos sinjalizuar lojë me dorë brenda zonës së Llapit.
Rasti i dytë është nga ndeshja Feronkeli-Gjilani, ku gjatë një aksioni sulmuesi ynë, Arbër Çyrbja pranon topin nga mesfushori, Muhamed Useini, e që në pamje duket se Çyrbja gjindej në pozit të rregullt mirëpo kësisoj nuk menduan gjyqtarët e takimit, duke ndaluar lojën si pozitë të pa rregullt edhe pse sulmuesi ynë ishte mbi një metër brenda në lojë.
Bëjmë thirrje Federatës dhe organeve kompetente që të kontrollohen këto lëshime dhe të mos na përsëriten javë pas jave pasi gabimet e tilla po na kushtojnë me ndeshje.
Ne gjithashtu ditën e nesërme edhe zyrtarisht do ti drejtohemi me ankesë FFK-së, ku do të kërkojmë përgjegjësi për këto gabime qe po na përsëriten ç’do javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri