LAJMI I FUNDIT:

Gjesti josportiv në Gjermani, kundërshtari e ndal lojën për t’i ftuar mjekët në fushë, futbollisti vendas ia rrëmben topin dhe shënon gol (Video)

Gjesti josportiv në Gjermani, kundërshtari e ndal lojën për t’i ftuar mjekët në fushë, futbollisti vendas ia rrëmben topin dhe shënon gol (Video)

Një gjest aspak sportiv ka ndodhur në futbollin gjerman, më saktësisht në Bundesliga 3.

Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Carl Zeiss Jena dhe Meppen, ku vendasit ishin në presion të madh për të marrë pikë.


Aktualisht skuadra e njohur gjermane ndodhet në pozitën e fundit në tabelë dhe në tetë ndeshjet e para ka shënuar vetëm një fitore dhe ka marrë tri barazime duke humbur në katër ndeshjet tjera.

Meppen ishin duke udhëhequr 2-0 pasi kishin përfunduar 45 minuta lojë.

Por në pjesën e dytë ndodhi ajo që nuk e dëshiron asnjë adhurues i futbollit, gjest jo sportiv nga skuadra vendase.

Sulmuesi i Jenas, Gunther Schmidt mbeti i shtrirë në fushë pas një lëndimi, ndërsa lojtari Granatowski i mysafirëve e ndali topin duke kërkuar futjen e mjekut në fushë për ta ndihmuar kundërshtarin.

Kjo gjë nuk i bëri përshtypje lojtarit të Jenas, Soren Eismann i cili e rrëmbeu topin duke u drejtuar kah goli i mysafirëve dhe shënoi gol duke mos respektuar ‘Fair Play’-n nga kundërshtarët.

Kjo bëri që futbollistët e mysafirëve të reagojnë ashpër ndaj mesfushorit por kjo gjë nuk i bëri fare përshtypje atij edhe pse mbante shiritin e kapitenit dhe duhej të ishte shembull në fushë.

Në fund Eismann shënoi edhe një gol tjetër për tu mbyllur sfida në barazim 2-2.

Por gjesti i gjermanit është komentuar gjatë në mediat gjermane të cilat e kanë kritikuar për gjestin e bërë.

Videoja e golit është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale ku shumica nga komentet kanë qenë negative për mesfushorin Eismann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Përfaqësueset
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Tenis
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori