LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i jashtëzakonshëm i Dejan Lovren – ofron hotelin e tij për të prekurit nga tërmeti në Kroaci

Gjesti i jashtëzakonshëm i Dejan Lovren – ofron hotelin e tij për të prekurit nga tërmeti në Kroaci

Pas një tërmeti të fortë që goditi banorët e Petrinja, Sisak dhe zonën përreth, ndihma për viktimat po vjen nga e gjithë Kroacia.

Klube dhe sportistë të shumtë kroatë dolën me mesazhe mbështetjeje, ndërsa grupe të ndryshme tifozësh shkuan për të ndihmuar zonat e prekura.

Lojtari i kombëtares kroate dhe mbrojtësi i Zenitit, Dejan Lovren, përmes profilit të tij në Instagram, ofroi strehim për 16 familje nga Petrinja që mbetën të pastreha.


Ai shtoi se duhet të luten dhe të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë.

Lovren është pronar i një hoteli luksoz me 4 yje që mban emrin Joel. Emri i hotelit vjen me dy shkronjat e para të dy fëmijëve të tij Josip dhe Elena.

Hoteli, i vendosur në Novalja në ishullin Pag, ka 17 dhoma apartamentesh, pishina dhe një restorant.

Mesazhe mbështetjeje bënë edhe atletë të tjerë kroatë, duke përfshirë Darijo Srna, Domagoj Vida, Dominik Livaković, trajnerin Zlatko Dalić, Ivan Klasnić, NK Rijeka, Dinamo, Lokomotiva, Hajduk, Cibalia, Osijek, Federata Kroate e Basketbollit, Federata Kroate e Hendbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori