LAJMI I FUNDIT:

Gjermania përgjysmon ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa rrit buxhetin e mbrojtjes në 53.25 miliardë euro

Gjermania përgjysmon ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa rrit buxhetin e mbrojtjes në 53.25 miliardë euro

Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga rreth 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë, sipas një projektbuxheti të miratuar nga qeveria.

Ministri i Financave, Christian Lindner, tha se financimi i Ukrainës ishte “i sigurt për të ardhmen e parashikueshme”, për shkak të një skeme të grupit G7 të vendeve të pasura për të mbledhur 50 miliardë dollarë nga interesat mbi asetet e ngrira ruse.

Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas SHBA-së. Në vitin 2024, buxheti i Berlinit për Kievin është vendosur në rreth 7.5 miliardë euro, transmeton Telegrafi.


Ulja e planifikuar e ndihmës vjen mes frikës në Ukrainë dhe midis aleatëve të saj evropianë, se fondet e SHBA mund të shkurtohen apo edhe të ndalen nëse Donald Trump fiton presidencën në zgjedhjet e nëntorit.

Presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Projektbuxheti u miratua nga qeveria gjermane të mërkurën.

Edhe pse ndihma ushtarake për Ukrainën pritet të reduktohet, buxheti i mbrojtjes për vitin 2025, do të rritet me 1.3 miliardë euro në 53.25 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori