Dezertorët rusë, të cilëve u kanosen represione të rënda, mund të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani, tha të enjten, 22.09,22 ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Kurse kundërshtarët e regjimit rus që janë në “rrezik të madh” mund të aplikojnë për azil politik, tha ajo. Faaser tha më tej se edhe Zyra e Migracionit në Gjermani është vënë në dijeni për këtë dhe e ka aktualizuar rregulloren përkatëse. Por vendimi për azil politik është një vendim individual, në kuadër të të cilit bëhet edhe një kontroll i sigurisë.
Dy parti të koalicionit të qendrës së majtë, liberalët (FDP) dhe Të Gjelbrit, kërkuan të parët pranimin e dezertorëve rusë. Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann, (FDP) tha se “Kushdo që urren rrugën e Putinit dhe e do demokracinë liberale është i mirëseardhur në Gjermani”. Partitë reaguan kështu, pas thirrjes së Putinit për rekrutimin e 300,000 rezervistëve. Pas kësaj thirrjeje shumë të rinj ishin përpjekur të largoheshin nga Rusia të mërkurën. Biletat për fluturime jashtë vendit u shitën të gjitha brenda një kohe shumë të shkurtër.
Vendet e Evropës Lindore janë kundër
Edhe një zëdhënëse e Komisionit të BE-së tha enjten në Bruksel se personat në fjalë kanë të drejtë të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Por parimisht duhen marrë parasysh edhe aspektet e sigurisë.
Por jo të gjitha vendet janë të gatshme t’u japin strehim shtetasve rusë. Çekia për shembull, është kundër: Qeveria në Pragë nuk u jep mbrojtje ndërkombëtare rusëve që detyrohen të largohen nga vendimet e Putinit, tha ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky. “Vetëm mosplotësimi i detyrimeve ndaj vendit nuk përbën kusht për të kërkuar vizë humanitare,” argumentoi ai. As vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania nuk janë të gatshëm të strehojnë dezertorë rusë.
Organizata gjermane që mbron të drejtat e refugjatëve, Pro Asyl, i kishte bërë thirrje qeverisë gjermane që t’u japë viza humanitare rezervistëve që tani ndodhen jashtë vendit, në mënyrë që të mund të udhëtojnë për në Gjermani. Edhe Rrjeti i dezertorëve të luftës “Connection” ka tërhequr vëmendjen se jo të gjithë dezertorët mund të kenë një fletë-thirrje për rekrutim, dhe kërkoi nga qeveria që t’i strehojë ata edhe pa dokumente formale. /DeutscheWelle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë