Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energji, kanë lansuar sot projektin për partneritet institucional “Zhvillimi i mëtejmë i kapaciteteve trajnuese të IKAP”, i cili do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve në administratën publike.
Ministri në detyrë i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, u shpreh se ky bashkëpunim do të ketë efekte pozitive për ngritjen e kapaciteteve në administratë publike, e sidomos në këtë periudhë kur ka filluar implementimi i pakove ligjore të administratës publike.
“Besojmë që në periudhën e ardhshme do të tregohen dhe do të dalin rezultate, të cilat janë që shërbyesit civilë, zyrtarët publikë, të gjithë të cilët punojnë në administratën publike, në administratën shtetërore, është rezultati që të ofrohen shërbime sa më cilësore. Të nxjerrin të gjitha aktet që ndikojnë në jetën e qytetarëve, të jenë sa më efektive dhe të jetë në funksion të kërkesës. Njerëz të cilët kërkojnë një shërbim ose kërkojnë një leje, një dokument tjetër ose një aktvendim nga shteti, ai të ndihmojnë jetën e përgjithshme, në punë dhe biznes. Në këtë aspekt, unë mendoj që bashkëpunime të tilla, përvoja të shteteve të BE-së, të cilat kanë përvoja në funksionimin e administratës publike dhe në këto çështje ku krijohet kontakti qytetari me shtetin, mund të ofrojnë shumë dobi në emër të shtetit”, tha ai.
Ai tha se beson që përmes këtij projekti dhe trajnimeve do të arrihet që të ketë një administratë publike më efikase dhe më produktive.
Menaxherja e projektit nga BMWi, Sabine Reinkober, foli për partneritetin institucional si instrument i ri i Ministrisë Federale të Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energji (BMWi).
Ajo tha se në Kosovë kanë partneritet me Institutin e Kosovës për Administratë Publike dhe se janë të interesuar në trajnimin e punonjësve të administratës publike.
“Faza e dytë, të cilën jemi duke e bërë, është reforma e administratës publike. Kjo qasje është në bazë dhe pranon si shumë të rëndësishme për zhvillim ekonomik të shteteve. Disa ide si për shembull përgatitja teorike dhe akademike, të cilat po mundohemi t’i bëjmë, është shumë kompleks dhe shumë gjithëpërfshirëse për ndërtimin e kapaciteteve në administratën publike. Gjithashtu, mund të bëjnë ndryshime në administrata të caktuara, për përmirësimin e proceseve në reformat administrative”, tha ajo.
Udhëheqësi i projektit Klaus Erdmann, teksa prezantoi projektin, u shpreh se kanë tri komponentë në këtë projekt, që sipas tij janë thelbësore për bashkëpunim.
“Ne të gjithë së bashku kemi tri komponentë të mëdhenj në projekt, ne i kemi quajtur produkte. E para, është mbështetja për bashkërendimin e trajnimit dhe përpilimin e rregullores për trajnimin, kjo është një gjë shumë e vështirë për shkak të situatës politike tash për tash. Komponenti i dytë është zhvillimi i kapaciteteve të trajnimit, që nënkupton mbështetjen e zhvillimit të pakove standarde për trajnimet për trajnues dhe të zhvillohen edhe kurse e trajnimeve, i kemi zhvilluar, i kemi përzgjedhur kapitujt të caktuar të MSA-së me ata të cilët i kemi certifikuar gjatë projektit paraprak. Ky është procesi që është karakteristik për punën tonë, siç e quaj unë duke punuar dhe duke mësuar. Ne nuk japim vetëm ligjërata si të bëhet një punë, por ne takohemi me trajnuesit një herë në javë, kemi seanca të shkurtra gjysmë dite, ku ne pajtohemi dhe përcaktojmë se cilat fusha të zhvillimit të trajnimit jemi”, tha ai.
Drejtoresha e përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratën Publike Refike Sulçevsi, tregoi sfidat me të cilat përballen për ofrimin e trajnimeve për shërbyesit civilë në Kosovë.
“Reforma e administratës publike në Kosovë, në shërbimin civil dhe në administratën e vendit është nënshtruar një reformë e thellë, legjislacioni i ndryshuar ka ndikim të madh në komponentin e trajnimit, i cili është dimensionuar dhe IKAP-it iu është rritur përgjegjësia, neve na presin shumë më tepër angazhime se në bazën ligjore paraprake. Në këtë ligj trajnimet, angazhimet janë bërë më specifike, ku ne do të kemi trajnime për nëpunësit e ri, për kategorinë e lartë drejtuese dhe trajnimet e vazhdueshme. Nën dy, integrimi evropian dhe obligimet e IKAP-it, procesi i hyrjes në BE kërkon një administratë të fuqishme, profesionale dhe në këtë drejtim ne kemi shtuar kujdesin që trajnimi jonë të jetë mbështetës i këtij procesi. Ne jemi duke e transmetuar mesazhin e MSA-së, por që në këtë drejtim kemi nevojë ende për rritjen e vëllimit të trajnimeve”, tha Refike Sulçevsi.
Sfidë tjetër, sipas saj, është rritja e cilësisë së trajnimeve dhe krijimi i një infrastrukture më të mirë, ngritja e burimeve njerëzore të brendshme dhe ngritja e burimeve financiare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A