LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe Franca kundër uljes së TVSH-së

Gjermania dhe Franca kundër uljes së TVSH-së

Gjermania dhe Franca kanë refuzuar uljen e TVSH-së për dhënien hov të ekonomisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit me presidentin francez, Nikolas Sarkozy, është shprehur se të dy qeveritë nuk do ta ndjekin shembullin e Anglisë.

Qeveria në Londër kishte bërë të ditur me parë se para krishtlindjeve do të ulte tvsh nga 17,5 në 15%, me qëllim të përtëritjes së konsumit.

Sarkozi është shprehur se të dyja vendet janë dakord për mbështetjen e industrisë së automobilëve, të dëmtuar nga kriza po nuk ai nuk përmendi masa konkrete.


Merkel dhe Sarkozi hapën dje takimin gjermano-francez në rang ministrash në Paris. /dw/