LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe Franca janë kundër ndalimit të dhënies së vizave për shtetasit rusë që duan të hyjnë në BE

Gjermania dhe Franca janë kundër ndalimit të dhënies së vizave për shtetasit rusë që duan të hyjnë në BE

Gjermania dhe Franca kundërshtuan thirrjen gjithnjë e më të shpeshtë në të gjithë Bashkimin Evropian për të parandaluar lëshimin e vizave për qytetarët rusë që duan të hyjnë në një nga vendet anëtare të BE-së.

Ata treguan se kjo do të prekte të gjithë banorët e Rusisë, përfshirë ata që ende mbajnë lidhje me Perëndimin.

Në dokumentin gjermano-francez, përmbajtja e të cilit u publikua nga agjencia reuters, thuhej se ata i kuptojnë shqetësimet e disa vendeve të BE-së, por se fuqia transformuese e përjetimit të jetës në sistemet demokratike, veçanërisht për brezat e ardhshëm, nuk duhet që politika jonë e vizave të reflektojë dhe mundësojë të mos ketë kontakte të qytetarëve të BE-së dhe qytetarëve të Rusisë, të cilët nuk janë të lidhur me qeverinë ruse”.


Pesë shtetet që kufizohen me Rusinë mund t’ua ndalojnë hyrjen turistëve rusë
Lexo po ashtu Pesë shtetet që kufizohen me Rusinë mund t’ua ndalojnë hyrjen turistëve rusë

Estonia, Letonia, Lituania, Finlanda, Danimarka dhe Polonia janë ndër vendet që kërkuan ndalimin e dhënies së vizave dhe ata përmendën agresionin rus kundër Ukrainës si arsye për këtë.

Këtë kërkesë e ka mbështetur dje më 30 gusht edhe Holanda, raporton euronews.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Perëndimit të vendosë një ndalim për hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë.

Portugalia beson se sanksionet duhet të drejtohen kundër “makinerisë ruse të luftës”, dhe jo kundër qytetarëve të Rusisë. Ata janë të të njëjtit mendim me Spanjën. Pritet që Greqia të deklarojë zyrtarisht qëndrimin e saj për këtë çështje.

Për të vendosur ndalimin e hyrjes, kërkohet pëlqimi i të 27 vendeve të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori