LAJMI I FUNDIT:

Gjermanë dhe sllovenët të interesuar për Postën e Maqedonisë

Gjermanë dhe sllovenët të interesuar për Postën e Maqedonisë

Interes për hyrje në "Postën e Maqedonisë" tani për tani kanë paraqitur kompania gjermane dhe ajo sllovene, por ka gjasa që të paraqitet edhe "Postat e Kanadasë", e cila më parë kishte një tentim të dështuar.

Këtë sot e shkruan gazeta "Nova Makedonija", duke bërë të ditur se shitja e "Postave të Maqedonisë" duhet të zhvillohet në dy faza dhe duhet të përfundojë deri në fund të këtij ose në kuartalin e parë të vitit 2010.

Privatizimi përfshinë shitjen e pjesës minoritare të aksioneve të "Postës së Maqedonisë" dhe në fazën e parë do të shiteshin 20 për qind e aksioneve. Në fazën e dytë nga privatizimi i pjesërishëm do të shitet pjesa e mbetur deri në 49 për qind të aksioneve, përderisa pjesa mazhoritare prej 51 për qind do të mbetet në pronësi të Qeverisë së Maqedonisë.

Këto janë pritjet e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve nga transformimi i ardhshëm i "Postës së Maqedonisë", por modeli përfundimtar do të varet nga analizat dhe rekomandimet që duhet t`i japë sipërmarrja konsultuese. /Makfaks/