LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgjisë i nevojiten 3,25 miliardë dollarë për ripërtëritje

Gjeorgjisë i nevojiten 3,25 miliardë dollarë për ripërtëritje

Gjeorgjisë i nevojiten 3,25 miliardë dollarë në tre vitet e fundit për ripërtëritje nga konflikti me Rusinë, publikoi Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.

Raportet e të dy institucioneve janë publikuar para konferencës donatore për Gjeorgjinë e cila duhet të mbahet më 22 tetor në Bruksel.

KE tashmë ka premtuar 500 milionë euro për ripërtëritjen e Gjeorgjisë dhe të ekonomisë gjeorgjiane. Komisioni kërkon nga anëtaret e Unionit të japin gjithashtu 500 milionë euro.

SHBA-ja i premtoi Gjeorgjisë ndihmë nga një miliardë dollarë prej të cilave 570 milionë do t’i ndahen Tbilisit deri në fund të këtij viti. /MIA/