LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së uron FSK-në për Ditën e Forcës

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së uron FSK-në për Ditën e Forcës

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e Ditës së Forcës, ka marrë letër urimi nga kryetari i Shefave të Stafeve të Përbashkëta të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së, Mark A. Milley.

Në njoftimin për media thuhet se Milley në këtë urim ka shkruar se ushtria e SHBA-së e vlerëson përkushtimin e lidershipit të FSK-së dhe partneritetin e tyre me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Urimi i plotë:


“Urime për Ju, burrat dhe gratë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, me rastin e festës së Ditës së Forcës të Sigurisë së Kosovës. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, unë vlerësoj lart përkushtimin tuaj në kryerjen operacioneve në përgjigje ndaj krizave dhe operacioneve për mbrojtje civile në Kosovë. Puna juaj për të krijuar një Forcë të integruar është demonstruar në iniciativat dhe reformat sociale të lidershipit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Ushtria e SHBA-ve vlerëson përkushtimin e lidershipit tuaj dhe partneritetin tonë me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Urimet më të mira për këtë rast të veçantë”.

Ndryshe të mërkurën Forca e Sigurisë së Kosovës do të shënojë ditën e saj, me një ceremoni në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

FSK sivjet shënon Ditën e Forcës me mandat të ri ushtarak, emblema e flamuj të rinj
Lexo po ashtu FSK sivjet shënon Ditën e Forcës me mandat të ri ushtarak, emblema e flamuj të rinj

Kjo është hera e parë që FSK shënon “Ditën e Forcës” me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori