LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali ukrainas: Rusët janë gjysmë të rrethuar në Bakhmut, do ta shfrytëzojmë këtë mundësi

Gjenerali ukrainas: Rusët janë gjysmë të rrethuar në Bakhmut, do ta shfrytëzojmë këtë mundësi

Trupat e Ukrainës kanë bërë një shtytje të përtërirë për të rimarrë qytetin e Bakhmutit, dhe tani forcat ruse janë “gjysmë të rrethuara”, tha komandanti i forcave tokësore të Ukrainës.

“Për momentin, vendosja e trupave ruse i ngjan një harku, të përqendruar në Bakhmut. Dhe ato janë nën gjysmërrethim. Epo, është e pamundur të mos përfitosh nga kjo”, i tha BBC-së gjenerali Oleksandr Syrskyi, transmeton Telegrafi.

Bakhmuti ishte fokusi i konfliktit më intensiv për muaj të tërë, ku të dyja palët pësuan humbje të mëdha.


Ukrainasit me tanke ia mësyjnë pozicioneve mbrojtëse të rusëve – i godasin në të gjitha anët
Lexo po ashtu Ukrainasit me tanke ia mësyjnë pozicioneve mbrojtëse të rusëve – i godasin në të gjitha anët

Por gjeneral Syrskyi pretendon se trupat e tij do të jenë në gjendje të rimarrin Bakhmutin me humbje 10 herë më të vogla se ato që pësuan forcat e Wagnerit që tentuan të pushtojnë qytetin.

Ai tha se rimarrja e qytetit do të ishte me vlerë simbolike dhe strategjike për Ukrainën.

Kundërofensiva e Ukrainës përgjithësisht konsiderohet të jetë duke lëvizur ngadalë deri më tani, kurse komandanti tha se Kievi po vuan nga një disavantazh për sa i përket artilerisë, forcave ajrore dhe pajisjeve të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Botë
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Azia
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Kalo në kategori