LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e ekonomisë amerikane

Gjendja e ekonomisë amerikane

Një tregues i rëndësishëm i inflacionit në Shtetet e Bashkuara u rrit në muajin qershor me ritmin më të shpejtë në gati tre dekada. Rritja e kostos së energjisë ngriti çmimet dhe uli ndikimin e kthimit të një pjese të taksave që qeveria amerikane shpërndau për të nxitur rritjen ekonomike.

Raporti i sotëm i Departamentit të Tregtisë tregon se shpenzimet e konsumatorëve për muajin qershor ranë me zero presje 6 përqind nga një muaj më parë.

Shpenzimet e konsumatorëve gjallërojnë gati dy të tretat e ekonomisë amerikane.

Shqetësimet rreth inflacionit janë në krye të planit të punës ndërsa drejtuesit e bankës qëndrore amerikane mblidhen në Uashington për të shqyrtuar nivelin e interesave.


Zyrtarët e Rezervës Federale janë zënë ngushtë mes nevojës për të mbajtur interesat të ulta për të mbështetur rritjen ekonomike dhe nevojës për t’i rritur ato për të frenuar inflacionin.

Shumica e ekonomistëve presin që Banka Qëndrore t’i mbajë interesat të pandryshuara, pasi të njoftojnë vendimin e tyre pas takimit nesër. /VOA/