LAJMI I FUNDIT:

Gjendet vajza që dëshironte ta lundrojë botën

Gjendet vajza që dëshironte ta lundrojë botën

Një vajzë 14-vjeçe nga Holanda, e quajtur Laura Dekker, dhe e cila të premten ishte zhdukur pasi ishte penguar nga autoritetet holandeze për t’u nisur në udhëtim rreth botës me një varkë, është gjetur nga policia në ishullin St. Maarten të Holandës.

Vajza, e cila jeton me babanë e saj në afërsi të Utrechit, qysh në muajin shtator kishte planifikuar të nisej në një lundrim rreth botës me varkën e saj, mirëpo këtë gjë e kishte kundërshtuar e ëma e saj – e më pas edhe autoritetet holandeze.

Zëdhënësi i policisë në ishullin St. Maarten, Ricardo Henson, ka bërë të ditur për media, se Dekker është gjetur në ishull, dhe se janë duke u marrë të gjitha masat që ajo të kthehet sigurt në familje. /Telegrafi/