LAJMI I FUNDIT:

Gjatë muajit shkurt 2019 inflacioni rritet për 0.4%

Gjatë muajit shkurt 2019 inflacioni rritet për 0.4%

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.4% në shkurt 2019, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt 2019.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.5%); pemë (4.9%); perime (5.7%); veshje (2.9%); këpucë (1.7%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.


Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.6%); rënia e çmimit të drunjve të zjarrit për ngrohje, me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1%) në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit, e matur në muajin shkurt 2019 me muajin shkurt 2018 ishte 3.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.2% në muajin shkurt 2019, krahasuar me muajin shkurt 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (10.5%), etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-11.0%), me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.2 %) në IHÇK.