LAJMI I FUNDIT:

Gjatë muajit dhjetor në SHBA, coronavirusi mund t’u marrë jetën 6000 personave në ditë

Gjatë muajit dhjetor në SHBA, coronavirusi mund t’u marrë jetën 6000 personave në ditë

Numri i vdekjeve nga pandemia e coronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të rritet deri në gjashtë mijë njerëz në ditë deri në dhjetor, sipas skenarit më të keq, pohon Chris Murray, kryetari i Health Metrics and Evaluation (IHME) në Universitetin e Uashingtonit.

Aktualisht, rreth njëmijë njerëz vdesin çdo ditë në SHBA-ja nga pandemia globale e quajtur COVID-19.

Në një model të ri të publikuar gjatë ditës së djeshme, studiuesit në IHME parashikuan se numri i vdekjeve ditore do të ulet ngadalë në shtator – pastaj do të rritet me fillimin e dhjetorit, transmeton Telegrafi.


Por Murray i tha CNN-it se, “në varësi të asaj që bëjnë liderët tanë”, gjërat mund të përkeqësohen.

“Ne kemi një skenar më të keq dhe kjo është shumë, shumë më shumë vdekje”, tha ai. “Dhe në fakt, deri në dhjetor, nëse nuk bëjmë asgjë, numri i përditshëm i vdekjeve mund të arrij deri në gjashtë mijë në ditë”, shtoi Murray.

SHBA-ja ka mbi 48 mijë raste të reja, Gjermania regjistroi 2034 persona të infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu SHBA-ja ka mbi 48 mijë raste të reja, Gjermania regjistroi 2034 persona të infektuar me COVID-19

Parashikimi i ri IHME parashikon 310 mijë vdekje deri në dhjetor – 15 mijë më shumë sesa parashikimi i mëparshëm. Kjo për shkak se derisa infeksionet me coronavirus po bien në disa zona, niveli i vdekjes po rritet.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka raportuar mbi 5.64 milionë raste me virus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 175 mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Amerika
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Azia
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori