LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 2009-ës nafta ruse do të jetë 50 $ për fuçi

Gjatë 2009-ës nafta ruse do të jetë 50 $ për fuçi

Çmimi mesatar i naftës ruse në vitin 2009 do të jetë 50 dollarë për fuçi, lajmëroi zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik, Andrej Klepaç.

"Në pajtim me skenaret bazike, çmimi mesatar i naftës i tipit Urals vitin e ardhshëm do të kushtojë 50 dollarë për fuçi, në vitin 2010 – 55 dollarë, ndërsa në vitin 2011 – 60 dollarë", lajmëroi Klepaç në Forumin ekonomik dhe financiar rus në Austri.

Ai bëri të ditur se Ministria e ka korrigjuar parashikimin për zhvillimin shoqëror-ekonomik për periudhën 2009-2011, që sot do t`ia dorëzojë Qeverisë. /Makfaks/