LAJMI I FUNDIT:

Gjakderdhje në kokë dhe lëndime tjera të rënda – drejtori i Intensives tregon për gjendjen e tetë vjeçarit që u godit nga vetura në Pejë

Gjakderdhje në kokë dhe lëndime tjera të rënda – drejtori i Intensives tregon për gjendjen e tetë vjeçarit që u godit nga vetura në Pejë

Dy fëmijë pësuan lëndime trupore të dielën në Pejë, pasi që u goditën nga një veturë.

Njëri prej fëmijëve të aksidentuar i moshës tetë vjeç, aktualisht po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve më të rënda.

Drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka në një prononcim për Telegrafin ka treguar se pacienti i lindur në vitin 2016, aktualisht është në gjendje stabile por me lëndime serioze.


“Gjendja e pacientit aktualisht është stabile por me lëndime serioze. Tani jemi në fazën e ekzaminimeve dhe në fazën ku jemi duke u mundur ta stabilizojmë gjendjen e përgjithshme të tij”, ka thënë Uka.

Ai ka treguar se pacienti në fjalë ka lëndime në kokë, mushkëri dhe ne ekstremitetet e tjera.

“ Lëndimet janë të rënda, ka gjakderdhje në regjionin e kokës, ndrydhje në mushkëri dhe lëndime në ekstremitetet e tjera”, ka deklaruar Uka.

Vetura goditi dy fëmijë në Pejë – njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, po trajtohet në Mjekimin Intensiv të QKUK-së
Lexo po ashtu Vetura goditi dy fëmijë në Pejë – njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, po trajtohet në Mjekimin Intensiv të QKUK-së

Pacienti në fjalë mbrëmë është pranuar fillimisht për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në QKUK, ku më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv.

Drejtori i Emergjencës më QKUK, Naser Syla i ka thënë Telegrafit se gjendja shëndetësore e fëmiut vazhdon të jetë e rëndë por stabile.

“Po i njëjti është trajtuar mbrëmë te ne në Qendrën Emergjente dhe pastaj është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e pacientit është e rëndë por stabile momentalisht”, ka thënë Syla.

Ndryshe lidhur me këtë rast është arrestuar shoferi i veturës i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori