LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Trupi i Faton Hajrizit të kthehet sa më shpejt në Kosovë

Gërvalla: Trupi i Faton Hajrizit të kthehet sa më shpejt në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Gërvall tha se të gjitha temat për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe tek partnerët ndërkombëtarë.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë, sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes”, tha shefja e diplomacisë kosovare.


“Zyra Ndërlidhëse i ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, tha Gërvalla, për Klan Kosova.

Ajo më tej tha se Kosova e ka të vështirë, pasi fqinji verior [Serbia] rrallë sillet sipas standardeve të njohura ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve serbe Faton Hajrizi është vrarë të premten policia serbe, pasi dyshohet se mesnatën e të mërkurës vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Lloznicë.

Ai ishte arratisur javë më parë nga Burgu i Smrekonicës, ku për autoritetet kosovare ishte i pakapshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori