LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla priti në takim lamtumirës Federicin: Prezenca e KFOR-it garanton stabilitet dhe siguri në Kosovë e rajon

Gërvalla priti në takim lamtumirës Federicin: Prezenca e KFOR-it garanton stabilitet dhe siguri në Kosovë e rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Franco Federici, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe bashkëpunimin.

Ministrja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për angazhimin e komandantit Federici, në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Ajo ka theksuar se prezenca e KFOR-it ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtim të krijimit të një të ardhme të sigurt për Kosovën.


Për më tepër, ka theksuar se kjo prezencë garanton stabilitet dhe siguri jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

Sipas Gërvallës, institucionet dhe qytetarët e Kosovës kanë vlerësim shumë të lartë dhe besim tejet të madh në KFOR-in për më tepër se dy dekada.

“Qytetarët e Kosovës janë përkrahës të integrimit të Kosovës në NATO dhe për ne mbete aspiratë kryesore të jemi pjesë e kësaj aleance, ashtu si edhe e Bashkimit Evropian”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori