LAJMI I FUNDIT:

General Motors shkurton 5500 vende pune

General Motors shkurton 5500 vende pune

Kompania më e madhe amerikane e prodhimit të makinave, General Motors, ka shkurtuar 5500 vende pune.

Vetëm gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti kompania ka humbur 2,5 miliardë dollarë. Kolosi i makinave është gjunjëzuar, si pasojë e rënies së shitjeve në Amerikën e Veriut.

Fillimisht u njoftua shkurtimi i 3600 vendeve të punës javën e kaluar dhe me pas ai i 1900 të tjerave.

Falë këtyre shkurtimeve, kompania synon të ulë koston dhe t’i mbijetojë krizës më të rëndë që ka kaluar ky grup ndonjëherë