LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Nuk do të ketë komunë të Prilluzhës, është shpikje e opozitës

Gecaj: Nuk do të ketë komunë të Prilluzhës, është shpikje e opozitës

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se nuk do të ketë komunë të Prilluzhës dhe se kjo është vetëm një shpikje e opozitës.

“Ata tash pasi u kanë ra kauzat e deritanishme dëshirojnë të ndërtojnë një kauzë të re dhe unë besoj se këtë komunë, ata dëshirojnë ta shndërrojnë në kauzë. Nëse dikush është kah e shtyn themelimin e kësaj komune është mu opozita. Ata kanë dalë para disa ditësh me disa sajde, me një plan se çka duhet të bëhet. Janë të vetmit që kanë plane për këtë komunë. Askush tjetër nuk ka plane për këtë komunë”, ka thënë Gecaj për RTK.